ALARMI/ CIA dhe FBI thirrje amerikanëve: Hiqni dorë nga celularët Huawei dhe ZTE, vjedhin informacione dhe spiunojnë…

Drejtuesit e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë si Huawei dhe ZTE.

Inteligjenca amerikane e ka bërë këtë rekomandim për qytetarët amerikanë gjatë një dëgjese në Komitetin e Përgjithshëm të Inteligjencës.

Drejtori i FBI-së, Chris Wray tha se qeveria amerikane ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit amerika”’.

“Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë edhe spiunazh”, ka thënë drejtori i CIA-s, Chris Wray.

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

Ish- ministrja demokrate “zbërthehet” nga fëmijët, ja çfarë thotë për marrëdhëniet me Bashën dhe Ramën…

VIDEO/ Erion Veliaj me super masa sigurie, e shoqërojnë dhjetra policë e civilë- kujt i trembet…?!

ANALIZA/ Ngritja dhe rënia e Kuvendit të Shqipërisë…

Close