Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Akuzat ndaj shefit të Komisariatit të Vau Dejësit Bardhyl Saliu, Policia e Shtetit del me deklaratë zyrtare…

ShkodraWeb 14 October, 2022
bardhyl saliu vau dejes

Në lidhje me një prononcim të dhënë në media nga Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau i Dejës, z. Mark Zhuri, i cili ka akuzuar shefin e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës se ka lejuar kultivimin e kanabisit në këmbim të përfitimit monetar, sqarojmë opinonin publik se:

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë njohur me pretendimet e z. Mark Zhuri, para disa muajsh. Për verifikimin e këtyre pretendimeve janë ngritur grupe pune të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, grupet e përbashkëta të Policisë dhe të AMP-së kanë verifikuar në terren të gjitha informacionet e ardhura nga z. Zhuri, për vende në të cilat ai pretendonte se ishin kultivuar bimë narkotike, por nga verifikimet e kryera në këto vende në terren nuk janë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.

Theksojmë se z. Mark Zhuri i ka vijuar akuzat e tij edhe në rrjetet sociale, me postime dhe komente për të shkarkuar nga detyra shefin e Komisaritatit të Policisë Vau i Dejës, me pretendimin se është i korruptuar dhe i lidhur me veprimtarinë kriminale të kultivimit të kanabisit.

Në lidhje me këto akuza, shefi i Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, Komisar Bardhyl Saliu, më datë 9 shtator 2022, ka bërë kallëzim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Shkodër, e cila ka regjistruar një procedim penal.

Policia e Shtetit është e gatshme për të mirëpritur z. Zhuri dhe cilindo që disponon informacione në lidhje me implikimin e punonjësve të Policisë në veprimtari kriminale apo për abuzim të tyre me detyrën, duke iu garantuar verifikim të menjëhershëm të informacionit, reagim ligjor dhe të paanshëm për çdo rast kur informacionet rezultojnë të vërteta. /Njoftim për mediat i Policisë së Shtetit/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Zgjedhje të parakohshme në tre muajt e ardhshëm”, presidenti i Malit të Zi: Ka nevojë për një kthesë politike
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë 15 tetor 2022…

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.