KOmisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reguar lidhur me akuzat e PS per falsifikim apo tjetersim te vendimmarrjes ne kete institucion. Ne deklaraten e publikuar per mediat nga KQZ thuhet: “Sot në “gotën” e KQZ-se shpertheu “furtuna” e radhes, akuza për fallsifikim të vendimit të KQZ-se për çështjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit. Këtë prononcim publik, e bej per te sqaruar dy fakte te thjeshta juridike: Kryetari i KQZ-së nuk ka detyrë, nuk drejton zbardhjen e akteve të KQZ-së, pasi detyrë e administratës është proces tërësisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qëndrimet e shprehura dhe të dokumentuara në mbledhjen e KQZ-se. Deri në momentin e kësaj deklarate nuk ka ende vendim të zbardhur për çështjen në fjalë.Akti që nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo është nje e vertete e thjeshte për tu kuptuar. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi. Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik.”.