Skip to content
4 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

AKUZAT E PD/ Xhafaj ndryshoi nenin për ekstradimet? Reagon delegacioni i BE

ShkodraWeb 6 years ago

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale.

Duke ju përgjigjur interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë çështje, duke qenë se i gjithë procesi i Reformës në Drejtësi dhe paketa e ligjeve shoqëruese u asistua ngushtësisht dhe nga misioni europian Euralius, Delegacioni i BE-së sqaroi se “ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale – pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius – deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit”.


Kjo çështje u hap nga Partia Demokratike, si pjesë e akuzave që ajo ka ngritur ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me të vëllanë e tij të arrestuar në Itali në vitin 2002 e më pas të dënuar në 2012-ën me 7 vjet e dy muaj burgim për pjesmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës. Sipas opozitës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit parlamentar të ligjeve, zoti Xhafaj ka ndërhyrë duke bërë një ndryshim që sipas opozitës mbron direkt të vëllanë e tij, gjë e cila është hedhur poshtë nga socialistët. Pika që është shtuar në nenin për ekstradimet, dhe që është aktualisht në fuqi, parashikon se ekstradimi nuk mund të kryhet “kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”. Sipas opozitës një formulim i tillë “pamundëson ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit, si dhe pamundëson njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëj asnjë ditë burg as në Shqipëri nga dënimi i tij nga drejtësia italiane për trafik droge”.

Në shpjegimin dhënë “Zërit të Amerikës”, Delegacioni i BE-së shprehet se “Neni 491 (f) i miratuar i Kodit, garanton se personi i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë ka mundësinë që të ketë një rishqyrtim të çështjes në prani të tij/saj përpara Gjykatës. Kjo masë është në përputhje me Standartet europiane të përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimin dhe Vendimi kuadër i BE-së për Urdhër-arrestin europian. Kodi garanton se Shqipëria mund të ekzekutojë një vendim penal të huaj edhe nëse ekstradimi nuk është i mundur për arsyet e përcaktuara në Nenin 491 (f) të Kodit.” Delegacioni i BE-së shton se “Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu Konventën Europiane mbi Transferimin e Procedimit të Çështjeve Penale, një tjetër alternativë për ekstradimin, për rastet kur zbatohet Neni 491 (f) i Kodit”, përfundon shpjegimi i Delegacionit të BE-së dhënë “Zërit të Amerikës”.

Demokratët e kanë bërë një sërë akuzash ndaj ministrit Xhafaj, lidhur më të vëllanë, që nga fakti që pavarësisht dënimit në Itali ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, te mbrojtja që sipas opozitës ministri i ka bërë atij në shkelje të ligjit, apo mos zbatimi nga ana e policisë së Ligjit Antimafia. Dy ditë më parë, demokratët publikuan rregjistrimin audio të një bisede që sipas tyre është zhvilluar mes vëllait të ministrit dhe një ish të dënuari për trafik droge, e që sipas Partisë demokratike tregon se ai vazhdon të jetë i përfshirë në aktivitete të paligjshme. Por mbrëmjen e së martës, vëllai i ministrit bëri kallzim penal ndaj përfaqësuesve demokratë, pasi sipas tij bëhet fjalë për një “material të rremë, të konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave”. Nga ana e saj, Prokuroria kërkoi dje nga Partia demokratike që të marrë regjistrimin audio të publikuar prej saj.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, kërkoi të mërkurën, “në emër opozitës, largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm”. Ajo ka paralajmëruar zhvillimin sot të një proteste përpara ministrisë së Brendshme, ndërsa të enjten në parlament, ka vendosur të mos lejojë diksutimin e asnjë çështjeje tjetër.

Po sot gjatë ditës pritet që për këtë çështje, të shprehet, siç e ka njoftuar vetë përmes një postimi në Facebook, edhe kryeministri Edi Rama, në një fjalë që do të mbajë përpara grupt parlamentar të partisë socialiste. / VOA

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Flet për herë të parë Berisha: A ka opozita “bomba” të tjera për qeverinë?
Lajmi pasues: Prokuroria nxjerr provat e reja për Tahirin: Darkat me Habilajt, përgjimet si e intimidoi dëshmitarin

TË FUNDIT

“Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë
  • Aktualitet

“Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë

1 hour ago
“Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne…
  • Kryesore

“Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne…

1 hour ago
Kryeministri Edi Rama takim në Shkodër, pritet prezantimi i projekteve madhore për kryeqendrën e Veriut…
  • Aktualitet

Kryeministri Edi Rama takim në Shkodër, pritet prezantimi i projekteve madhore për kryeqendrën e Veriut…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë 4 December, 2023
  • “Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne… 4 December, 2023
  • VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin 4 December, 2023
  • EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra… 4 December, 2023
  • FOTO – Edicioni i gjashtë i kupës “Autochthonous” mbyllet me sukses, morën pjesë mbi 1000 sportistë të vegjël… 4 December, 2023
  • Kryeministri Edi Rama takim në Shkodër, pritet prezantimi i projekteve madhore për kryeqendrën e Veriut… 4 December, 2023
  • EMRI – Iu bllokua frymëmarrja duke u ushqyer, humb jetën në burgun e Lezhës 45- vjeçari… 4 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 4 dhjetor 2023… 4 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 4 dhjetor 2023… 4 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 4 dhjetor 2023… 4 December, 2023
  • VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”… 3 December, 2023
  • VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër… 3 December, 2023

TË FUNDIT

“Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë
  • Aktualitet

“Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë

1 hour ago
“Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne…
  • Kryesore

“Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne…

1 hour ago
VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin
  • News

VIDEO – Kryeministri Rama nis vizitën në Shkodër, inspekton punimet në hyrje të qytetit bashkë me Benet Becin

4 hours ago
EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra…
  • News

EMRAT – Zgjidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mes 9 anëtarëve edhe prokurori nga Shkodra…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.