Akuzat e ministres Gjonaj, reagon Gjin Gjoni: Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vetting-un…

Loading...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi gjatë një konference për shtyp se në mbledhjen e fundit, KLD i ka dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Etilda Gjonaj thotë se kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme,duke mos patur kuorumin e nevojshëm. Sipas Gjonajt vendimi është marrë në fshehtësi, ndersa akuzoi Gjyqtarin Gjoni se ka votuar për veten e tij në mbledhje.

Ndërkohë në një reagim, gjyqtari Gjin Gjoni shprehet se kërkesa e tij për leje prindërore është brenda kornizës ligjore, dhe se kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë.

“Kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë dhe nuk është e vërtetë që votova për veten time. Nuk është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre” u shpreh gjyqtari Gjoni për News24, ndërsa tha se ministrja e Drejtësisë nuk ishte e pranishme në mbledhje. Ndër të tjera Gjoni e konsideroi deklaratën e ministres Gjonaj si nonsens dhe të pabazë.“Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vettingun” u shpreh gjyqtari Gjin Gjoni. /Burimi: BALKANWEB/

Loading...