
Shkruan në Facebook kryetari i GP të LSI-së Petrit Vasili: “Kryeministri mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës. Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shumë shumë qartë “duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit”. Kryeministri u bë bllok dhe e mbrojti bashkë me të tijtë Tahirin, duke u vendosur kundër Europës, Gjermanisë dhe shqiptarëve.
Ky kryeministër e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjalëve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit. Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore kurse Shqipëria është përtej fundit për të. Kjo ka vetëm një emër tradhti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit.”.







