Akuza e deputetes se LSI-se: Rama tentoi te blinte vota per Rucin edhe nga ne!

Shkruan ne Facebook deputetja e LSI-se dhe nenkryetare Kejdi Mehmetaj: “Kryeministri i maxhorancës së blerë me paratë e drogës ka marrë përsipër të komentojë sot qëndrimin e grupit parlamentar të LSI, i cili vendosi të mos marrë pjesë në votimin për Kryetarin e ri të Kuvendit. Edi Rama është ndjerë sot i frikësuar nga vendimi i deputetëve të LSI por më shumë atë e tremb e ardhmja e një grupi të konsoliduar politikanësh të rinj që nuk janë dhe nuk do jenë pjesë e kompromiseve dhe lojrave me pushtetin. LSI nuk e di se si dhe në ç’mënyrë opozita tjetër e parlamentit arriti të plotësojë numrin 80 të votave. Ne dimë me siguri që ky është akti ynë i parë politik dhe që do pasohet nga të tjera qëndrime po kaq të prera dhe të sakta. Ndaj e siguroj kryeministrin dhe korrierët e tij që është e kotë të shpresojnë se do të ketë rrjedhje të votave nga grupi ynë parlamentar. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ne nuk jemi emra listash të hartuar nga kriminelë dhe trafikantë apo pengje të bizneseve të lidhura me pushtetin. Diku gjetkë mund të gjenden mercenarë të tillë. Dua ta siguroj gjithashtu kryeministrin se dita e sotme është pikënisja e një beteje të fortë politike, ku numrat e deputetëve apo pazaret e nëndheshme nuk do mundet të na pengojnë në spastrimin e vendit nga bandat që blenë votën e shqiptarëve.”. /ShkodraWeb/