Pak minuta para nisjes së vitit të ri shkollor edhe në Bashkinë e Shkodrës, ka përcjellë mesazhin e saj edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Truma Kadija. Duke folur edhe si mëesuese e prind, Kadia ka sjellë në vemendje sfidat që duhen në këtë vit që nuk është i zakonshëm. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër ka zgjedhur rrjetet e sociale për t përcjellë mesazhin e saj për ditn e parët të shkollës.
PUBLIKIMI I BRISELA TRUMA KADIJA
Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën !
14 shtatori i këtij viti shënon ditën e parë të vitit mësimor 2020-2021 për të gjithë arsimin parauniversitar.
Të nderuar mësues dhe prindër, të dashur nxënës ky nuk është një fillim i zakonshëm. Do jetë një vit me më shumë detyrime dhe pergjegjësi ndaj shëndetit personal dhe në vazhdimësi ndaj rrethit shoqëror.
Sigurisht masat e vendosura nuk do e lehtësojnë punën dhe bashkëpunimin e asnjërit por nëse i zbatojmë me përgjegjësi dhe përpikmëri do na mundësojnë një rikthim më të shpejtë në përditshmërinë tonë që na lejonte përqafimet në ditën e parë të shkollës dhe jo vetëm.
Në ditët e sotme SHËNDETI është i pari.
Si kryetare e Këshillit Bashkiak, njëkohësisht prind dhe mësuese uroj që gjithçka të shkojë mbarë e mirë për fëmijët, prindërit dhe mësuesit.
Suksese nxënës, prindër e mësues !
Qoftë një vit shkollor i mbarë, me kthim të shpejtë në normalitet