Skip to content
Shkruan ne Facebook aktori i njohur i humorit Albano Bogdo: “Më bëri të mendohem pak kjo puna e bulizmit. Në fëmijërinë dhe adoleshencën time, bulizmi nuk ishte vetëm verbal. Ishte kryesisht fizik. Cdo lagje apo shkollë, kishte 5 apo 6 t fortë, që të qëllonin sa herë të donin. Cfarë bera une? Krijova një shoqatë? Berra thirrje për ndihmë? Qava se më shanë apo meë qëlluan? Aspak. U bëra shok me Vironin, me N dhe V, me R dhe S, dhe u hyra bulistave me dru derisa mallkuan ditën që linden( shaka). Mbarova shkollën, u bëra ky që jam sot, dhe ish bulistat( sa emer qesharak) më marrin në tel dhe më thonë se e kanë për nder që janë nga i njëjti qytet me mua. Zgjidhja nuk është hakmarrja. Zgjidhja nuk ështëankesa, apo qurravitja. Zgjidhja është të besosh në veten tënde, ose të kesh 45 kushërinj të parë sic kisha unë dhe s’te ngacmon njeri.”. ©ShkodraWeb