Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Aktivitete të përbashkëta në dobi të besimtarëve”, Myftiu Sytari takime me Arqipeshkvin Massafra dhe At Petanin

ShkodraWeb 26 January, 2022
petani massafra sytari

Në kuadër të vizitave dhe takimeve ndërfetare, ditën e mërkurë, më 26 janar 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi prijësit e krishterë të komunitetit katolik dhe atij ortodoks në Shkodër.

Fillimisht, në Arqipeshkvinë Shkodër-Pult, Myftiu u prit nga Arqipeshkvi, Mons. Angjelo Massafra, me të cilin zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e aktiviteteve të përbashkëta në dobi të shoqërisë dhe besimtarëve.

Myftiu dhe Arqipeshkvi ishin të mendimit se sprovat dhe sfidat me të cilat përballet njerëzimi dhe shoqëria shqiptare në veçanti, janë arsye më shumë për të bashkëpunuar e për të shtuar kontributet e përbashkëta për të mirën e shoqërisë shqiptare dhe njerëzimit mbarë.

Myftiu u prit edhe nga Famullitari i Kishës Ortodokse, At Nikolla Petani, me të cilin diskutoi mbi frymën e bashkëpunimit dhe natyrën e besimeve në trajtimin e sfidave të jetës.

Të dy bashkëbiseduesit ishin dakort që komunitetet fetare duhet të bëjnë më shumë në drejtim të eliminimit të gjuhës së urrejtjes dhe ndasive për shkak të besimit dhe fesë, që përhapet në masë nëpërmjet rrjeteve sociale, si dhe distancimin nga gjuha e përçarjes për shkaqe fetare në ligjërimet politike dhe të çdo natyre tjetër në shoqërinë tonë.

Takimet e ditës së sotme të Myftiut të Shkodrës vijnë në prag të Tre Muajve të Mirë, edhe si një kontribut i natyrshëm dhe faktik në ruajtjen dhe konsolidimin e frymës së harmonisë ndërfetare dhe vëllazërisë kombëtare.

Post navigation

Previous: VIDEO – Vllaznia hap të sigurtë drejt gjysmëfinaleve, mund në Vlorë Flamurtarin për Kupën e Shqipërisë
Next: “Sillet si sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënëse e Lul Bravës”, Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.