PROMO/ Aktivitet shkencor me rastin e 10- vjetorit te vdekjes se At Zef Pllumi

10 vjet me pare do te ndahej nga jeta tokesore At Zef Pllumi, nje nga personalitetet me te shquara te kishes katolike qe i mbijetuan kalvarit komunist 50 vjecar ne Shqiperi. Vepra e tij ka vlera unikale, te cilat nga viti ne vit, nga brezi ne brez rriten. Duket ka qene kjo ideja e Provinces Franceskane “Zoja Nunciate”, e cila me 16 shtator do te organizoje nje aktivitet shkencor me rastin e 10- vjetorit te vdekjes se fratit te madh shqiptar. Me kete rast organizatoret kane menduar te bejne promovimin e vepres se plote te At Zef Pllumit, ndersa disa shkrime do te botohen per here te pare. Gjate aktivitetit i cili do te zhvillohet ne Sallen Illyricum te Kuvendit Franceskan Gjuhadol ne Shkoder, do te kete pershendetje e nderhyrje nga personalitete te rendesishme. Pershendetja e rastit do te jete nga Imzot Angelo Massafra- arqipeshkev i dioqezes Shkoder- Pult, provinciali At Aurel Gjerkaj OFM, ndersa do te flasin mbi vepren e jeten e At Zef Pllumit figura te kalibrit te Sabri Hamiti, Aurel Plasari, Aljula JUbani, Persida Asllani, Evalda Paci, Mark Marku, Keda Kaceli, Ledri Kurti dhe At Vitor Demaj OFM. Aktiviteti do te celet ne oren 09.30 dhe do te zgjase deri pas mesdite. /ShkodraWeb/