Aksioni policor “Vjeshte 2017” nga Elbasani, perhapet ne te gjithe Shqiperine

Forcat Speciale kanë nisur një operacion në Vlorë për bllokimin e mjeteve luksoze si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Operacioni në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako zhvilloi një takim dje me drejtuesit lokalë të Elbasanit nga ku paralajmëroi se Policia e Shtetit do të jetë në çdo qytet per te rivendosur rendin dhe qetësinë. Sic e kishim paralajmeruar edhe dje, Elbasani ishte vetem fillimi i nje aksioni zinxhir ne te gjitha qytetet kryesore te vendit. Do te vije edhe rradha e Shkodres, por data mbetet surprize.