Kryeminstri Edi Rama ka reguar pas aksionit kundër fajdexhinjve në qytetin e Shkodrës. Siç e bën zakonisht, ai ka zgjedhur komunikimin përmes rrjeteve sociale, ku është shprehur se “Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase”. Postimi i Ramës ka ardhur menjëherë pas daljes në konferencë për mediat të drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër Vehbi Bushati. Shefi i qeverisë ka nxituar të flasë me superlativa për policisë, edhe pse në rastin konkret, përflitet se drejtori i Shkodrës Bushati, do të qarkullojë. Mbase aksioni i sotëm, mund të ndryshojë skemat.
Reagim i Ramës
Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase.
#RESPEKT?