Skip to content
5 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Aksioni i RENEA në Shkodër, dalin informacionet e para për zhvillimin e tij, të paktën 5 urdhër- arreste…

ShkodraWeb 18 February, 2025
renea capja elbasan

RENEA zbarkoi në orën 05:00 të mëngjesit për të nisur një aksion në disa zona në qytetin e Shkodrës në kërkim të autorëve të dyshuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe persona të dyshuar për masakrën e Dobraçit.

Gjatë aksionit nuk ka pasur të arrestuar pavarësisht se GJKKO kishte firmosur të paktën 5 urdhër arreste lidhur me një ngjarje të ndodhur më 23 Gusht 2024 në Vaun e Dejës, konkretisht në Rranza Bushat.

Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela rezulton se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, iu është komunikuar masa “arrest me burg” në ambientet e paraburgimit pasi dyshohen për krijim të kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e Rranzës.

Sipas hetimeve të SPAK rezulton se dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë kanë sulmuar me armë zjarri dhe kanë pasur përplasje me vëllezërit Prendi. Në atë kohë ata pretenduan se u gjendën në breshërinë e armëve në momentin që vajtën në takimin me vëllezërit Prendi.

Por nga të dhënat rezulton se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë zjarri ditën e ngjarjes, duke rrëzuar pretendimet e tyre.

Për këtë arsye SPAK iu është drejtuar GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për të paktën 5 persona, dy prej të cilëve iu komunikua në burg, ndërsa 3 të tjerët nuk janë arrestuar nga RENEA dhe policia e Shtetit.

RENEA ka ushtruar kontroll edhe në banesat e fisi Bajri por nuk kanë gjetur, sipas raportimeve t ë deritanishme, nuk kanë gjetur sende të paligjshme.

Ata kanë shkuar për të shoqëruar Safet Bajrin, i cili rezulton sipas dëshmive ka qenë i pranishëm kur grupi i Samuel Troshanit dhe Izmir Sakicës është përplasur me vëllezërit Prendi dhe kanë qëlluar në mënyrë të ndërsjellët njëri-tjetrin. Po ashtu Xhulio Voksani, i arrestuar më herët për vjedhjen e automjetit që është përdorur në masakrën e Dobraçit me 4 viktima, iu është komunikuar masë e re sigurie për “vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Të dyja këto dosje, si ngjarja e Rranzës dhe ajo e Dobraçit janë bashkuar në një dosje bashkë edhe me dosje të tjera në Shkodër, ku rezulton se Samuel Troshani dhe Izmir Sakica janë duke u hetuar zyrtarisht si të dyshuar për përfshirë dhe organizmin e masakrës së Dobraçit. Ndërkohë hetimi po vijon. /BW/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRAT+FOTO – Policia e Shkodrës jep detajet e ngjarjes së rëndë, ja kush janë viktimat në “Mark Lula”
Artikull pasardhës: VIDEO – “Godina aktuale rikonstruktohet, i kalon Myftinisë Shkodër”, Rama jep detaje edhe për projektin tek “Ebu Bekr”

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari… 5 March, 2026
  • “Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit 5 March, 2026
  • Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia… 5 March, 2026
  • Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë 5 March, 2026
  • Kuvendi miraton ndryshimet në qeverinë Rama pa praninë e tij, shkarkimet dhe emërimet marrin mbi 80 vota 5 March, 2026
  • Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur… 5 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 5 mars 2026… 5 March, 2026
  • NJOFTIMI – Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në Shqipëri, të kontaktojnë ambasadën tonë në Turqi… 4 March, 2026
  • VIDEO – Vllaznia bën detyrën përballë Bylis, kuqeblutë në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë 4 March, 2026
  • “Të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale”, Berisha njofton datën e protestës së radhës… 4 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Makina përplaset me motorin në Shkodër- Muriqan, përfundon në spital i plagosur 66- vjeçari…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vjosa osmani 2023

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kerkesë Kuvendit për zgjedhje direkt të presidentit

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
bardh spahia spak 2026

Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
vendimi baks rrjoll gjykataaaa 2026

Gjykata e Shkodrës liron protestuesit e Baks- Rrjoll por u ndalon të protestojnë kundër resortit në Velipojë

ShkodraWeb 5 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.