Aksidentoi për vdekje dy persona, gjykata lë në burg gruan- shfaqen e tronditur dhe e penduar…

Loading...

Gjykata e Tiranës lë në burg shoferen Rozina Koleci e cila aksidentoi per vdekje 8-vjeçaren E.N.  dhe te riun Ramazan Isha. Gjyqtari Ardian Kaliaj pranoi kërkesën e prokurorit Bajram Breçani kete te diele.

Sipas burimeve, e akuzuara ka qene e tronditur dhe ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rende.

Sipas saj, e gjitha ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të bicikletës në rrugë qe i doli para makines se saj.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin”. Ndërsa prokuroria e akuzon gruan për aksident me pasojë plagosjen dhe vdekjen e më shumë se dy persona. Po ashtu sipas akuzës Koleci dyshohet se ka qenë duke përdorur telefonin celular, por vetë drejtuesja e mjetit e mohon këtë pretendim.

Loading...