
Një djalë i ri 23 vjeç, i identifikuar si Gerti Palushi është aksidentiuar me motor dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur tek ura e Shelqetit në Vaun e Dejës.
Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Me datë 28.05.2018 rreth orës 19:55 jemi njoftuar se në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.