VIDEO – Aksidenti tragjik në Malësi të Madhe, 22 vjeçari djalë i vetëm, vëlla i dy motrave…

“Filli këputet aty ku është në i hollë”. Kështu mund të përcaktohet edhe aksidenti tragjik i mbrëmjes së kaluar ku humbi jetën një 22 vjeçar. Kristian Curri ishte djalë i vetëm me dy motra në familjen e tij. Teksa po udhëtonte me makinën e tij tip “Audi”, në vendin e quajtur Vukpalaj, afër lokalit “Keshtjella e Dragoit”, ai është përplasur me një mjet “Benz” që drejtohej nga një 24 vjeçar nga Rapsha e Malësisë së Madhe.

Pas dëmtimeve të marra, 22 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe pas ndihmë së paër, është vendosur dërgimi për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, nga plagët e marra gjatë aksidentit, Kristiani nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Dhimbja është e pamasë për familjen Curri nga Bajza e Kastratit, të afërmit, miqtë e të njohurit. Fjalë zemre dhe ngushllime pa fund në rrjete sociale për këtë humbje të rëndë dhe të pazëvendësueshme për familjen. ShkodraWeb i shpreh ngushllime familjes Curri për humbjen e djalit të vetëm, Kristianit vetëm 22 vjeçar.

LEXONI EDHE: EMRI – Përplasen dy makina, humb tragjikisht jetën në aksident 22 vjeçari nga Bajza e Malësisë së Madhe

ShkodraWeb Channel