
Pesë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci i aksidentit të një ditë më parë në Greqi, ku të gjithë viktimat janë shtetas shqiptarë.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për Besim Muçaj 55 vjeç, i cili ishte edhe shoferi, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.
Mediat greke kanë publikuar pamje të reja, ku duket se në vendngjarje ka mbetur vetëm makina e shkatërruar me të cilët po udhëtonin pesë shqiptarët.
Nga aksidenti nuk është dëmtuar vetëm bagazhi i makinës.
Aksidenti i rëndë ndodhi në unazën e Edessës, ku makina me të cilët po udhëtonin punëtorët sezonalë u përplas me një kamion.
Pas operacionit të zjarrfikësve u arritën që të nxirren të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri i makinës ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!