Aksidenti me vdekje në Pukë, policia e Shkodrës jep detajet për ngjarjen e rëndë

Loading...

Me datë 11.08.208 në orën 12:30, jemi njoftuar se në vendin e quajtur fshati Gomsiqe, Pukë një mjet tip kamion Vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfred Fishta, 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.

Gjithashtu në mjet ka qënë edhe shtetasi Gentian Ndoci 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe  po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...