Raporto TI

Aksidenti me 4 viktima në Velipojë, nëna mesazh prekës për të birin: Atje do vij jeta ime

Disa javë më parë një aksident tragjik në Velipojë i mori jetën 4 personave, babait dhe tre fëmijëve të tij, të cilët po udhëtonin me makinë. E vetmja që i mbijetoi këtij aksidenti ishte bashkëshortja e Edmond Prekës, Evis. Të shumta i kanë qenë postimet që familjarët e viktimave kanë bërë në rrjetet sociale, duke kujtuar me dhimbje ikjen e tyre. Edhe sot ka qenë halla e fëmijëve që i ka kushtuar një dedikim nipit të saj të ndjerë i cili sot të bënte 11 muaj.

“Ah mor Rayan sa me zemer te coptume e pres Daten 11 mor Shpiri I halles . Ishe gëzimi i jetes tone ishe cdo gja per ne. Me mungon deri ne palce te shpirtit Po me pervelohet po me djeget shpirti per ju. Happy 8 months in heaven my nepheë”, ka shkruar  Gonxhe Preka.

Ndërsa nëna e fëmijëve, Evis ka bërë një koment në këtë postim, duke shprehur fjalë pikëlluese për këtë ngjarje të rëndë.

“Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin”, ka shkruar ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *