Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

AKSIDENTI I VELIPOJES/ Dyshime per ekspertizen e policise, nis verifikimi i raporteve te hartuara

ShkodraWeb 22 February, 2018
aksidentiVelipojeDiten0

Për aksidentin me 4 të vdekur në Velipojë, pjestarë të të njëjtës familje, ku nëna mbeti e plagosur rëndë, kanë nisur hetimet për Policinë e Shkodër, për shkak se dyshohet se nuk ka kryer siç duhet hetimet. Burime nga Policia e Shtetit thanë për Report TV, se po verifikohen raportet që kanë plotësuar policët menjëherë pas aksidentit.

Ekspertët rrugor kanë nxjerrë fajtorë Edmond Prekën (viktimë e aksidentit) për parakalim të gabuar, por ka dyshime se nuk është kryer siç duhet ekspertiza.

Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se Ndrek Gjergji që drejtonte makinën fuoristradë dhe Sokol Mujaj, pronari i mjeti, kanë qënë në një lokal në zonën e Velipojës para se të ndodhte aksidenti. Gjergji dhe Mujaj dyshohet se kanë konsumuar sasi alkooli para aksidentit, ndërkohë që Policia e Shkodrës thotë se shoferi i fuoristradës, nuk ka qënë i dehur.

Pikërisht këto të dhëna shtesë, kanë bërë që të verifikohet puna e policëve rrugore të Shkodrës, por edhe disa oficerë të cilët kanë qënë në vendin e ngjarjes. Policia e Shtetit pritet të analizojë raportet e policëve dhe ekspertëve në Shkodër si dhe të kontrollojë pamjet dhe fotot që janë bërë nga zyrtarët e Shkodrës.

Mbrëmjen e 18 shkurtit makina fuoristradë e llojit Leksus u përplas me automjetin Alfa Romeo që drejtohej nga Edmond Preka. Nga aksidenti humbi jetën Emond Preka, djali 9 muajsh Rajan Preka, vajza 5 vjeç Ajsel Preka, si dhe vajza tjetër 10 vjeç Noem Preka. Nëna ka mbetur e plagosur nga ky aksident tragjik.

Dyshimet për manipulim të vendit të ngjarjes janë shtuar edhe për faktin se në njoftimin parapak Policia e Shkodrës tha se shofer i automjetit foristradë ishte Sokol Mujaj, ndërsa në një njoftim të dytë u bë me dije se shofer ishte Ndrek Gjergji.

nisSokol Mujaj dhe Ndrek Gjergji që ishin në autmojetin foristradë janë dy persona me precedent të mëparshëm penal. Sokol Mujaj ka qënë i dënuar më parë për trafik raketa, ndërsa Ndrek Gjergji i hetuar për drogë.

Viktimat e aksidentit tragjik të familjes Preka

Emond Preka

Rajan Preka (9 muajsh)

Ajsel Preka (5 vjeç)

Noem Preka (10-vjeç)

Post navigation

Previous: Rrefehet Gjoka: Nuk eshte hera e pare qe presinohem ne Shkoder per shkak te detyres
Next: “Incidenti Gjoka” shtyn Superligën shqiptare me një ditë, ndeshjet zhvillohen të dielën

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.