AKSIDENTI I RRADHËS/ 52 vjeçari që lëvizte me biçikletë ndërron jetë menjëherë pasi përplaset nga makina…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malin e Robit në Durrës, duke i marrë jetën një 52 vjeçari. Policia lokale njofton se viktima ishte duke ecur me biçikletë në momentin e përplasjes, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç. Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

loading...