Identifikohet viktima e aksidentit fatal që ndodhi mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se ai është 42-vjeçari Elton Maçolli, 42 vjeç, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.
Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u përplas nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas përplasjes i mori jetën 42-vjeçarit.
Mësohet se 42-vjeçari Elton Maçolli, 42 vjeç, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, ku punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore. Ata kanë humbur rreth një vit më parë edhe motrën e madhe.
“Mbrëmjen e djeshme brenda tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë, shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, me drejtim lëvizje Tiranë- Elbasan, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M”, sqaron policia e Elbasanit.