FOTO/ Aksidenti fatal në Shkodër, dyshohet se drejtuesi i mjetit është efektiv i uniformave blu- versioni zyrtar i policisë…

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal në Bahçallëk të Shkodrës. Konfirmohet se ka humbur jetën një person, i cili po udhëtonte me biçikletë. Ai është përplasur nga një automjet pak metra larg Urës së Bahçallëkut, në hyrje të qytetit. Burime jo zyrtare nga vendngjarja bëjnë me dije se është shoqëruar në polici personi që drejtonte makinën që përplasi qytetarin. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se drejtuesi i makinës është efektiv i policisë .

Informacion paraprak

Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër

Policia ka shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.