Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çekrez të Gramshit ku dy persona kanë humbur jetën. Mësohet se një makinë tip Benz ML, ka dalë nga rruga teksa dy persona të gjinisë mashkullore kanë humbur jetën. Po ashtu, janë edhe 8 persona të tjerë të dëmtuar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Paraprakisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë. Raportohet nga vendngjarja se fuoristrada ra në humnerë 3 kilometra larg nga Gramshi në vendin e quajtur ish- depot ushtarake ose Çekrez dhe saktëson se asnjë nga viktimat apo të dëmtuarit nuk është shqiptar. Pritet që policia të dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë.
Sipas infomacioneve paraprake, raportohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është personi me iniciale M.GJ., 28 vjeç dhe se personat që kanë humbur jetën kanë qenë në një automjet tip “Mercedez Benz ML”.
Policia Gramsh/ Informacion paraprak
Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë pl.a.gosur 8 shtetas të tjerë.
Të pl.a.gosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.