ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Aksidenti fatal, Benz-i përplas djaloshin që lëvizte me biçikletë- i riu humb jetën dhe shoferi përfundon në pranga

Një aksident fatal rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Kamzën me Rinasit, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur për duke i marrë jetën një 16-vjeçari. Policia e Shtetit ka vënë në pranga menjëherë drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vd.ekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.