Aksidenti fatal, adoleshentët kishin dalë të festonin ditëlindjen e shoqes, shoferi 18 vjeçar pa patentë- makinën…

Zbulohen detaje nga aksidenti fatal që i mori jetën 2 vajzave 17-vjeçare, si dhe përfunduan në spital 3 adoleshentë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Raportohet se drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, F.Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të pl.agosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.,. Bëhet me dije se drejtuesi, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij. Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dale nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Momentalisht i riu ai ndodhet në gjendje shoku. /BW/

loading...