Rrugët e këqija, mungesa e sinjalistikës rrugore, ndriçimi dhe papërgjegjshmëria e autoshkollave duket se janë faktorët që kanë sjellë rritjen e numrit të aksidenteve tragjike.
Shqipëria ende renditet në vendet e para në Europë, që ka numrin më të ulët të automjeteve për frymë, por numri i jetëve të humbura është më i lartë. Duke nisur nga Shkodra, vërehet se krahasuar me një vit më parë, numri i aksidenteve është më i ulët, kurse numri i viktimave është më i lartë. Sië shihet në tabelë, deri tani janë regjistruar 11 viktima, ndërsa një vit më parë ishin 7.
Sipas “Monitor” në katër mujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 61, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në muajin prill.
Mësohet gjithashtu se po këtë muaj, numri i personave të aksidentuar ishte 168 persona, nga 190 që ishte një vit më parë. Ndërkohë që numërohen 134 aksidente rrugore.
Numri i të aksidentuarve në katër mujorin e parë 2018 është 651, duke u ulur me 9,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Prill 2018, aksidentet rrugore, në 85,1 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 30,6 % dhe ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në katër mujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,8 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 19,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fokusimi i politikës së qeverisëse për të rritjen e sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidenteve në rrugë me 40% (viti referencë 2009) deri më 2020, duket se nuk po funksionon.
Në një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vunerabël të rrugës në trafik (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve).