Nje aksident rrugor ka ndodhur pasditen e se enjtes ne nje nga rruget e Njesise Administrative te Dajçit ne Bashkine Shkoder. Nje autoveture tip Benz ka perplasur nje karroce me kale e cila ka dale nga rruga duke u permbysur. Si pasoje eshte demtuar drejtuesi i karroces i cili eshte derguar per ndihme mjekesore ne Spitalin Rajonal Shkoder.Policia ne vendin e ngjarjes po heton per shkaqet e aksidentit ndersa zona ka mungese ndriçimi. /starplus-tv.com/