Më datë 03.12.2017 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë shtetasi D.S., 26 vjeç banues në Maqedoni duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT631DM ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Agron Murati, 37 vjeç banues në fshatin Griqan Elbasan i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.