VIDEO – Aksident në rrugën Shkodër- Bushat, tre auromjete përplasen mes tyre në afërsi të Beltojës…

Një aksident i rëndë është regjistruar pak para mesnatës në aksin rrugor Shkodër – Bushat.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Beltojë. Në aksident janë përfshirë tre mjete, ndërkohë që ka disa persona të plagosur.


Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar disa persona por sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Si rrjedhojë e aksidentit, është shkaktuar edhe një trafik i rënduar i mjeteve në këtë aks rrugor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti.