Aksident në kryeqytet, 28 vjeçarja në drejtim të mjetit përplas duke i marrë jetën një gruaje por…

Një aksidnet me pasojë fatele për jetën e një personi ka ndodhur në Allias të Tiranës. Një mjet me drejtuese 28-vjeçaren E. S. ka përplasur këmbësoren 67-vjeçare Xh. Ll., i cili ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:


Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdèkjés pasi nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media