Një aksident është regjistruar paraditen e sotme, në hyrje të qytetit të Lezhës. Një motoçikletë është përplasur me një makinë dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona, një grua dhe një burrë.
Të dy lënduarit janë dërguar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet ende gjendja e tyre.