Aksident në Fushë Arrëz, lëndohen 2 punonjës të IKMT Shkodër, dërgohen me helikopter në Tiranë…

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor rural Iballe-Berishë. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet M.D., dhe LL.P.


Mësohet se në automjet po udhëtonin dhe punonjës të IKMT Shkodër.

BalkanWeb mëson se një helikopter i ministrisë së Shëndetësisë është nisur drejt zonës së aksidentit, për të transportuar drejt spitalit të Traumës dy të plagosurit.

ShkodraWeb Channel