EMRI – Aksident në aksin Shkodër- Koplik, furgoni përplas 61 vjeçarin që lëvizte me biçikletë i cili ndërron jetë në vend…

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kasin Shkodër- Koplik. Mësohet se një furgon ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë. Mësohet se 61 vjeçari Isa Hasmujaj, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë.

Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.