
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, rreth orës 01:30 të së mërkurës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Sipas të dhënva të para një automjet tip “Golf” në të cilin udhëtonin 4 të rinj është përplasur me automjetin tip “Ford Monteo” i cili drejtohej nga një person, i cili ka marr lëndime të lehta.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme, ndërkohë që policia gjendet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Shqiptarja.Com/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!