Aksident me pasojë vdekjen në aksin Lezhë- Milot, përsëri pranë Ishull Lezhë…

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.Ky aksident ka ndodhur pranë Ishull Lezhës.


Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel