
Aksident tragjik në Pioltello, një 17-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pas përplasjes fatale nga një automjet. Adoleshenti po lëvizte me një motor, që ka rezultuar i vjedhur kur është përplasur nga një makinë.
Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:30 në rrugën “Parini”. Djali shqiptar është transportuar me urgjencë në spitalin “San Raffaele, por plagët kanë qenë tepër të rënda.
I riu që nuk kishte patentë, ishte mbi një scooter të vjedhur më 13 maj në San Giuliano Milanese.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!