
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Aksidenti është shënuar rreth orës 22:45 në hyrje të Kamzës, ku ka mbetur i vdekur në vend një i moshuar. Raportuesit bëjnë me dije se i moshuari është përplasur nga një mjet. Ende nuk dihen rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja dhe identiteti i të moshuarit, por pritet zbardhja e saj nga ana e policisë.





