Një person ende i paidentifikuar që udhëtonte me biçikletë në hyrje të qytetit të Sarandës ka humbur jetën pa minuta më parë. Mësohet se personi në fjalë është goditur nga një mjet vendin e quajtur “Rrapi”. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të japë më shumë detaje për aksidentin e sapo ndodhur.