Një aksident me pasoja fatale raportohet se ka ndodhur në rrugën e Tropojës. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugos Bajram Curri- Sopot, në vendin e quajtur Cernicë. Një mjet tip “Benz” është përplasur me një Toyota, duke sjellë dëmtimin e të paktën 6 personave. Lajmi i keq është se njëri prej tyre, ka ndërruar jetë rrugës për në sptal.
Informacionet nga vendngjarja që citojnë policinë, bëjnë me dije se janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.