
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin rrugor Rrëshen-Reps në rrugën e Kombit.
Një grua nga Kosova, sapo ka zbritur nga autobusi dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës është përplasur për vdekje nga një automjet.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.




