Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Kyparissia të Greqisë, ku fatkeqësisht humbën jetën tre adoleshentë. Mes viktima është edhe një 15-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet. Sipas informacioneve nga mediat greke, dy viktimat e tjerë janë një grek e një bullgar, të gjithë 15 vjeç.
Makina me të cilën udhëtonin tre shokët u përplas me një kamion që drejtohej nga një shtetas bullgar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Nga përplasja e fortë humbën jetën menjëherë adoleshentët grek e bullgar, kurse 15-vjeçari shqiptar u dërgua në gjendje kritike në spitalin e Rio të Patras, por ndërroi jetë më vonë.