Aksident fatal, humb jetën gruaja, dy të plagosur (emri)

Një grua ka humbur jetën në një aksident të ndodhur rreth mesditës së kësaj të mërkure në Mirditë, si dhe dy persona të tjerë janë plagosur. Viktima, sipas burimeve policore, është Marie Përlika 54 vjeçe.

Aksidenti

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, ora shënonte rreth 11:50, kur në vendin e quajtur Munaz në Mirditë, A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet shtetasja M.P. (Marie Përlika) 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetësia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, njoftoi Policia.