Aksi Reps- Fushe Arrez shpejt do ndryshoje pamje, vijon puna per rrugen 10 km

Brenda pak muajsh rruga nacionale Reps-Fushe-Arrëz do të jetë lehtësisht e kalueshme. Punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti në 10 km e para që përshkojnë zonën e Mirditës po ecin me ritme të shpejta.
Deri më tani është hedhur shtresa e parë e asfaltit në 4 km e para, ndërkohe që paralelisht po punohet në ndërtimin e veprave të artit.
“Ndërhyrja konstaton në rikonstruksionit të plotë të këtij segmenti. Ne si firmë do të ndërhyjmë në një segment prej 10 kilometrash, me të gjitha elementët me mure, sistemin urash”, tha Simon Doda, përgjegjës i punimeve.
Banore të fshatrave të Mirditës dhe Pukës thonë se kjo rruge ka qenë mjaft problematike ndaj dhe investimi që po bëhet ishte mjaft i domosdoshëm, çka do t’u japë zhvillim këtyre zonave.

“Këtu ishte e vështirë të kalonin njerëz. Ishte tym ishte vështirë se rruga ishte e paasfaltuar”, shprehet banori. Investimit për rikonstruksionin e rrugës Reps-Fushe Arrëz me gjatësi 27 km kap vlerën e 9 miliard lekeve financim ky i fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ky segment rrugor kishte degraduar totalisht, pasi nuk kishte njohur ndërhyrje prej 27 vitesh, duke u kthyer në një makth të vërtete për mijërave banore të Pukës dhe Mirditës.