Akoma pa konsensus për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane tjetër mesazh të fortë palëve politike…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me tjetër mesazh të fortë për palët politike duke i nxitur ata të shtyjnë përpara miratimin e Reformës Zgjedhore.

Në një moment që tryeza e Këshillit Politik edhe mbrëmjen e 31 majit, afat i fundit i vendosur për një konsensues, doli pa negociata, ambasadorja amerikane bën thirrje që tani është koha të mos insistohet me kushte të reja ose qëndrime që nuk janë të zbatueshme.


“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju keni vendosur një qëllim, ju keni vendosur një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni duke insistuar në qëndrime të pazbatueshme dhe / ose të vendosni kushte të reja. Koha për t’a mbajtur fjalën tuaj para qytetarëve shqiptarë”.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media