ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Akademiku kosovar Rexhep Qosja: Rama? Uroj të mos paguajë çmimin e “vetmisë”

VRASJE E PARLAMENTARIZMIT! Kështu e sheh Profesor Rexhep Qosja situatën e tanishme politike në Shqipëri, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në parlament e jo vetëm. Ai thotë se “për çizmen e hedhur në parlament për të përmbysur me të kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk dua të them një fjalë: do të thonë komediografë të ardhshëm! Por dua të them: PD dhe LSI, kryetari i të parës dhe kryetarja e të dytës, po bëjnë çmos që të delegjitimojnë Kuvendin, që të vrasin parlamentarizmin shqiptar, që ta tregojnë Shqipërinë parashtet të çmendur!”.

Loading...

Në rrëfimin e tij të gjatë, ndalemi në ngjarjet më të bujshme të vitit që lamë pas e pritshmëritë për vitin ku sapo hymë. Nga çështja Saimir Tahiri, te ish-Prokurori Përgjithshëm, nga Vettingu, te opozita PD-LSI profesori jep opinionin e tij përmes një gjykimi të përftuar së largu.

Duke vënë në dukje prirjen e kryeministrit Edi Rama për të mbetur i vetëm qoftë edhe në kuptimin i vetmuar, thotë se si na mëson historia, statusi i të vetmuarit dhe i të dalluarit, gati gjithmonë dhe gati gjithkund, në politikë dhe jo vetëm në politikë, është paguar shtrenjtë. “Uroj të mos e paguaj Edi Rama këtë çmim”- thekson profesori.

Ai argumenton pse nuk ka besim te Vettingu, pse nuk duhet paragjykuar deri në fund ish-ministri i Brendshëm dhe ndalet më pas te sjellja e opozitës. Një shuplakë e fortë vjen në drejtim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla të cilin Akademiku e gjen fajtor për mosdorëzimin para drejtësisë të fajtorëve për Gërdecin e 21 janarin. Më poshtë, pjesa e parë e intervistës.

Profesor, në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama, çfarë duhet të ketë përparësi?
Sipas mendimit tim e kjo do të thotë sipas mendimit të një intelektuali, të një qytetari të zakonshëm, që nuk ka lejuar dhe nuk lejon të privohet nga e drejta për të shprehur mendimin ndaj të mirave e të këqijave që bëjnë strukturat politike e shtetërore, qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra që mund të quhen parësore.

Detyra e parë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për sundimin e drejtësisë, domethënë për institucionalizimin e plotë, të gjithanshëm të shtetit të së drejtës. Njëra prej përpjekjeve të mëdha, por jo të vetme, për sendërtimin e kësaj detyre është realizimi i Vettingut.
Detyra e dytë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për zbutjen, zvogëlimin, parandalimin e pabarazisë sociale, që sjell të keqe të madhe në shoqëri, që sjell pasiguri sociale, dëshpërim, zhvendosje sidomos të rinisë në botë të jashtme. /gsh.al/

Loading...

Lini një Përgjigje

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.