Ngjarja e rëndë brenda familjes, ka tronditur mbrëmjen e të premtes jo vetëm Beratin por edhe Shqipërinë. Një bashkëshort 32 vjeç i ka zënë frymën me jastëkun e krevatit të dhomës së gjumit gruas së tij një vit më të vogël. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ndërsa Gurija po flinte. Gjithçka na nisur me një debat që burrrë e grua kanë patur para se të flinin. Elvin Hysa, jo vetëm mori jetën e gruas në mënyrën më të rënd të mundshme, por la në mes të katër rrugëve edhe tre fëmijët e çiftit.
Edhe pse në shtëpi ndodhej dhe babai i autorit, ky i fundit nuk ka dëgjuar asgjë, pasi i arrestuari nuk i ka lejuar viktimës të bëjë asnjë përpjekje për të shpëtuar për shkak të forcës, por nisur dhe nga fakti se ishte në gjumë. Ndërkohë, të tre fëmijët e çiftit atë natë nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për vizitë te gjyshi i tyre në Berat. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth mesnatës kur çifti, pasi kishte debatuar, është shtrirë për të fjetur. 32-vjeçari në nerva ka marrë jastëkun dhe e ka mbytur gruan e tij, nënën e tre fëmijëve. Pas këtij akti, ai ka dalë i qetë nga dhoma e gjumit dhe i ka thënë babait të tij “e mbyta Gurijen”.
I ati i tronditur ka shkuar në dhomë me mosbesim, por kur ka parë nusen të vdekur, ka lajmëruar menjëherë Policinë për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë, 32-vjeçari ka dalë nga banesa, ka marrë kafshën e shtëpisë, një mushkë dhe gjatë natës ka shkuar te motra e tij e martuar në fshatin Lumras në Berat. Pasi i ka treguar motrës që ka vrarë gruan, ajo e ka bindur që të vetëdorëzohet në Polici. Pas kësaj, 32- vjeçari është kthyer dhe në orët e para të mëngjesit ka arritur në banesë. Pas tij kanë mbërritur dhe forcat e Policisë së Gramshit, të cilët e kanë arrestuar në kushtet e flagrancës.
Grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e këtij krimi në familje, ka mbledhur provat e gjetura në banesë për rindërtimin e skenës së krimit. Alvin Hysa nuk ka bërë rezistencë, por vetëm i ka kërkuar babait të tij të kujdeset për 3 fëmijët. Banorë të fshatit thonë se, 32- vjeçari njihej si person problematik dhe ushtronte vazhdimisht dhunë mbi gruan e tij. Madje, ai për këtë gjë ishte dënuar dhe dy herë me dënime të lehta. Familja Hysa jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Banesa e tyre është e vjetër dhe tejet e amortizuar. Të vetmet të ardhura që kishte familja ishin pensioni i kryefamiljarit dhe kempi i autorit të krimit, si i paaftë për të punuar. Alvin Hysa dhe Gurie Hysa ishin të martuar prej 12 vitesh. Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë nga marrëdhënia e tyre, ku vajza më e madhe ishte 12 vjeçe dhe dy djem, 9 dhe 5 vjeç. Me humbjen e nënës dhe arrestimin e babait të tyre vrasës, tashmë tre fëmijët e mitur do të mbeten në kujdesin e babait të autorit, 62- vjeçarit Asqeri Hysa.