Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ai ka hallin e SPAK, vuri servilët në listë, njëri më i zi se tjetri…”, braktisi koalicionin, Jenishehri shpërthen ndaj Berishës

ShkodraWeb 18 March, 2025
IMG_2348

Selami Jenishehri, kryetari i partisë së Pensionistëve, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Shqipëria Madhështore”, duke deklaruar se është mashtruar nga eksponentët e PD-së, madje shpërtheu dhe ndaj Berishës, për të cilin tha se ka hallin e SPAK. Jenishehri e deklaroi largimin nga koalicioni në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke nënvizuar se njerëzit në listën e Berishës janë servilë!

I pyetur nëse do pranonte takim me Edi Ramën, ai deklaroi se nëse Rama e thërret për një kafe, do të shkonte patjetër, ndërkohë që risolli në vëmendje kërkesën e tij të kahershme për vendosjen e detektivit privat në Shqipëri, që ai thotë se mund të ndihmojë në rregullimin e vendit.

Biseda në studio: 

Selami Jenishehri: Sali Berisha do të shpëtojë veten nga SPAK-u, vë servilat aty, njëri më i zi se tjetri. Ai çon dorën, çon edhe ai dorën… As nuk e lexojnë se çfarë kanë përpara. Nuk muund të ecësh para me këtë politikë. Ti do të shkosh në zgjedhje në 11 maj kur janë të paligjshme. Do të bëj kallëizm penal të gjithëve.

Ylli Rakipi: Si e shpjegon që pensionistët e duan shumë Edi Ramën, vdesin për Edi Ramën dhe ti nuk e do?

Selami Jenishehri: Unë kam qenë në koalicion me Ramën, kur vinte ai unë çohesha në këmbë dhe e respektoja. Ai tha nuk kam punë me ju, dal vetëm. Aty ku e ka gabim Rama unë ia kam thënë në Parlament. Ai nëse do të rregullojë Shqipërinë, ai vë dedektivin privat…

Ylli Rakipi: Eh po, kemi luftuar për këtë, që emisionin e parë që ka ardhur, ky do detektiv privat, por nuk e bëjnë.

Selami Jenishehri: Unë nuk vjedh dhe nuk kam frikë, prandaj e hedhin poshtë ata. Rama e hedh poshtë që mos kontrollohen ministrat.

Ylli Rakipi: Koalicioni Shqipëria Madhështore, duket si ideja e Trumpit?

Selami Jenishehri: Po qe ideja Trump unë e respektoj se ai ka kokat e botës rreth e përqark. Po të jenë zgjedhjet e ligjshme unë e repsketoj. Por është i paligjshëm dhe unë nuk votoj fare për këta. Nëse Rama bën zgjedhje të ligjshme, bisedojmë.

Ylli Rakipi: Rama ndau disa bonuse, ty të ra gjë?

Selami Jenishehri: Mua më dhanë 100 mijë lek më shumë. I thashe e ke ngatërruar, jo tha. Unë e kam pensionin 1 mln lek, pension suplementar.

Ylli Rakipi: Ua ç’është ky pension që ke ti?

Selami Jenishehri: A do të të sjell dokumentin po nuk besove?

Ylli Rakipi: Atëherë pensionet qenkan të larta.

Selami Jenishehri: Jo ai është pensioni i deputetit.

Denis Dyrnjaja: Më pyesin njerëzit kur ke pirë kafe me Ramën herën e fundit?

Selami Jenishehri: Qysh kur kam le, asnjëherë…

Ylli Rakipi: Po edhe Rama mund ta thërrasë. Pse mos pijë kafe me Jenishehrin?

Selami Jenishehri: Po më thirri, unë shkoj.

Ylli Rakipi: Më thotë njeri, pyete Jenishehrin, se ka thënë që Shqipëria mund të bëhet kampion në futboll. Kemi dhe këtë Dukën zv president e kështu…

Selami Jenishehri: Unë kam nxjerr një mënyrë me të bërë futbollist të kalibrit ndërmombëtar. Nuk dëgjon kryetari i federatës.

Ylli Rakipi: I kanë ngordhur pulat atyre kanë halle…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Nëse Berisha mund Ramën, i puth këmbët”, Dashnor Sula bën premtimin e bujshëm: Iki nga politika…
Artikull pasardhës: “Kujt ia kanë paguar 700 mijë euro dy nga kandidatët e tu në listën e mbyllur të Shkodrës”, Xhevdet Amuli reagon pas takimit të Berishës

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.