“Ai dhe Napoli duhet të ndajnë rrugët”, “rrufe në qiell të hapur”, menaxheri i Hysajt e thotë copë…

Kur pritej që të vinte firma e rinovimit të kontratës së Elseid Hysajt me Napolin, menaxheri i tij Mario Xhufredi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Në një prononcim për “Radio Nuovo”, agjenti i kapitenit të Shqipërisë tregon se mbrojtësi i djathtë i ekipit napolitan duhet të ndajë rrugët me të kaltrit.


“Hysaj ka qenë futbollisti më i mirë i kampionatit italian për 3 vite dhe ka dëshmuar se luan në nivele të larta edhe në këtë periudhë me Gatuzon si në kampionat dhe në kompeticione të tjera. Megjithatë, është e pamundur për të që ai të qëndrojë te Napoli, është më e mira që të ndahen të rrugët”, deklaroi menaxheri i Hysajt Mario Xhufredi.

Me këtë deklaratë, shumë klube të huaja ndoshta po marrin në konsideratë që të transferojnë Hysajn.